Fumio Kishida është zgjedhur nga parlamenti, kryeministër i ri i Japonisë. Ai ka formuar menjëherë një kabinet në një përpjekje për të mbajtur në kontroll Covid-19. Kishida mori postin e kryeministrit pas dorëheqjes së Yoshihide Suga, pas kritikave të shumta për menaxhimin e tij ndaj pandemisë.
64-vjeçari mori 311 vota nga 458 vota në Dhomën e ulët dhe 141 nga 241 vota në Dhomën e Këshilltarëve. Kryeministri i ri pritet të mbajë një konferencë për shtyp në mbrëmje.
Me rreth 60 përqind të popullsisë japoneze të vaksinuar plotësisht dhe rastet e COVID-19 në rënie, detyra e menjëhershme e Kishidës do të jetë parandalimi i një rritje tjetër të infeksioneve, ndërsa heq gradualisht kufizimet në aktivitetet shoqërore dhe të biznesit dhe rihapjen e kufirit për të huajt.
Kishida është zotuar të rrisë të ardhurat e klasës së mesme dhe të shkëputet nga “politikat neoliberale” të dy dekadave të fundit, të cilat tha ai, “krijuan një ndarje midis shtresa të popullsisë”./abcnews.al