Një shprehje thotë se dy të plagosur janë më mirë se një i vrarë. Duket se Japonia dhe Suedia e zbatuan më së miri këtë në përballjen e fundit mes tyre në Grupin F të “Botërorit”, duke barazuar 1-1 për të marrë të dyja biletën për të raundin tjetër, aziatikët direktë, ndërsa skandinavët mes të tretave më të mira të fazës së grupeve.
Sfida e luajtuir në stadiumin e “Arlington” u luajt me shumë kujdes sidomos në pjesën e parë. Ekipet mendonin më shumë për të mos pësuar se sa për të shënuar.
Megjithëse të paktë, rastet nuk munguan. Japonezët kishin mundësinë më të mirë për të zhbllokuar sfidën pak përpara pushimit, por pa sukses, ndërsa skuadrat u kthyen me rrjeta të paprekura në dhomat e zhveshjes.
Fraksioni i dytë nisi me një tjetër ritëm. Në minutën e 56-të, Maeda kaloi Japoninë në epërsi për t’i dhënë një tjetër impuls sfidës. Suedezët reaguan shpejt dhe pas vetëm gjashtë minutash barazuan sërish rezultatin.
Elanga dërgoi topin në rrjetë për të vulosur fatin e ndeshjes, ndërsa goli tij I jep mundësinë skandinavëve të vazhdojnë aventurën e tyre në këtë Kupë Bote mes të tretave më të mira me katër pikë.
Si e dyta e Grupit F kualifikohet Japonia, që ka njohur edhe rivalët në fazën e parë me eliminim direkt. Skuadra aziatike gjithsesi ishte pa fat, pasi gjen në rrugën e saj pesë herë kampionët e botës, Brazilin.



