Pas heshtjes tre javore lidhur me shkaqet e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, Prokuroria publike ka formuar grup pune për këtë rast. Prokurorë nga Prokuroria e lartë publike e Gostivarit dhe Shkupit do të jenë pjesë e procedurës para- hetimore.
“Ju informojmë se janë përcaktuar katër prokurorë publikë nga Prokuroria e lartë publike e Gostivarit dhe Shkupit, por jo për kontroll, por për ndihmë eventuale nëse prokurorët që e drejtojnë procedurën vlerësojnë se ka nevojë si dhe për konsultime për çështje të caktuara” njoftoi Prokuroria Publike.
Me pesë prokurorët publik të Prokurorisë së Tetovës dhe Shkupit si dhe përfshirjen e prokurorëve të lartë, tani me para-hetimin merren nëntë prokurorë. Por, në opinion edhe pas tre javëve mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit.
“Vazhdojnë hapat intensiv për mbledhjen e dëshmive materiale dhe verbale” thonë nga Prokuroria Publike.
As nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka të dhëna për opinionin. Nuk është vërtetuar nëse eventualisht është shkelur procedura për furnizimin e spitaleve modulare dhe nuk dihet kush e ka kryer monitorimin gjatë ndërtimit të tyre.
Në zjarrin tragjik të 8 shtatorit humbën jetën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë të hospitalizuar me Covid./ Alsat