Mjeku: Delta, e rrezikshme në muajt e fundit të shtatzënisë

schedule16:29 - 30 Shtator, 2021

schedule 16:29 - 30 Shtator, 2021

Varianti delta i Covid është më agresiv për gratë shtatzënë, sidomos gjatë muajve të fundit. Mjeku obstetër Gjinekolog Redi Hoxhallari, thotë se gjatë kësaj periudhë nënat e reja duhet të jenë më të kujdesshme.

Ai rekomandon vaksinim e tyre që në nisje të shtatzënisë.

“Edhe Covid-i kalohet pak më me shumë vështirësi dhe problematika tek gratë shtatzëna që janë afër termit, pra pas javës së 35-të të shtatzënisë.”

Hoxhallari thotë se 70% e shtatzënave të infektuara e kalojnë virusin në shtëpi. Për këtë ai apelon për kujdes në përdorimin e medikamenteve dhe për nevojën e konsultimit me gjinekologun dhe mjekun e familjes.

Në maternitetin Koço Gliozheni vijon ende të jetë i hapur një pavijon i posaçëm për trajtimin e grave shtatzëna me simptoma të lehta apo të mesme të Covid. /abcnews.al/