Analisti Albatros Rexhaj ka bërë deklarata të forta lidhur me zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe akuzat për lidhje me grupe kriminale.
Sipas Rexhajt, “Grupi i Zjarrit” është produkt i Partisë Socialiste dhe përbëhet nga persona që vijnë nga radhët e kësaj force politike.
Rexhaj pretendoi gjithashtu se këta persona kanë mbështetje nga jashtë.
“Rama nuk po e thotë dhe Berisha se pranon, është se Grupi i Zjarrit janë produkt i PS-së, janë njerëz nga radhët e PS-së. Jemi në mes të luftës civile brenda socialistëve, janë njerëz që thërrasin në përkrahje që u vjen nga jashtë, që kanë përkrahje nga jashtë. Doja t’i shkruaja Ramës: “Ti, kapoja e krimit, ku i ke bandat?” Vuçiçi i nxori.”



