Analisti Ergys Mërtiri dhe analisti Albatros Rexhaj kanë bërë deklarata të forta lidhur me kryeministrin Rama, zgjedhjet e parakohshme dhe situatën politike në vend.
Mërtiri u shpreh se demokracia është një sistem që e zgjidh konfliktin përmes zgjedhjeve dhe ngriti pikëpyetje se pse Rama nuk i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme në kushtet e tensioneve dhe protestave.
Ndërsa analisti Albatros Rexhaj reagoi me tone të ashpra ndaj kryeministri duke e cilësuar ‘deshtak’ që as nuk con vendin në zgjedhje, as nuk nxjerr bandat.
Ergys Mërtiri: Pse nuk bën Rama zgjedhje të parakohshme? Do t’i lërë njerëzit në rrugë? Demokracia është një sistem që ka zgjidhur dhunën me zgjedhje, por nëse ndodh dhuna, çoje vendin në zgjedhje. Pse s’e bën, se ka frikë? Njerëzit duan zgjedhje.
Albatros Rexhaj: Rama është legen, as nuk bën zgjedhje, as nuk nxjerr bandat. / abcnerws.al /


