Rindizen tensionet në Paris, një grua humb jetën në një postbllok rrugor

schedule12:44 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 12:44 - 15 Dhjetor, 2018

Një tjetër person ka humbur jetën në Francë, në një aksident rrugor për shkak të protestës së jelekëve të verdjë. Bëhet fjalë për një shofer automjeti i cili mbeti i vrarë pas përplasjes me një kamion, i cili ngadalësoi shpejtësinë si pasojë e një postblloku të vendosur nga jelekët e verdhë në shenjë proteste. Kjo është viktima e tetë që nga nisja e manifestimeve, ndërsa ngjarja ndodhi në veri të vendit jo shumë larg kufirit me Belgjikën.

Përshkallëzohen tensionet dhe në rrugët e Parisit ku jelekët e verdhë po manifestojnë. Disa militantë u përpoqën gjatë ditës të arrinin në Elize duke përdorur rrugët dytësore dhe duke hedhur gaz lotjsellës, duke marrë të njëjtin reagim nga policia. Një grua humbi jetën në një nga postblloqet rrugore duke u bërë kështu viktima e shtatë e këtyre protestave. 44 vjeçarja ndodhej në motor me partnerin e saj kur janë përplasur me një automjet./abcnews.al