Dialogu me Serbinë, Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

schedule10:32 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 10:32 - 15 Dhjetor, 2018

Në orën 14.00  të së shtunës parlamenti i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar për rezolutën që bën Partinë Social Demokrate pjesë të dialogut me Serbinë.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zyra e kryetarit të parlamentit Kadri Veseli. Ndërkohë dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje kundërshtojnë rezolutën e PSD-së, sipas së cilës ekipit negociues duhet t’i bashkohet opozita dhe Shpend Ahmeti të bëhet bashkëkryesues./abcnews.al