Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji i ri për Dhomat Speciale/ Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën e Hagës

schedule11:09 - 5 Tetor, 2026

schedule 11:09 - 5 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91 deputetë. Të gjithë votuan pro projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji parashikon kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burg, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ky projektligj shqyrtohet një ditë para afatit për zgjedhjen e presidentit, proces që PDK-ja e ka lidhur me miratimin e ndryshimeve dhe mes protestave në mbështetje të nismës.



Projektligji tani duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente. Pas kësaj, ai duhet të rikthehet në Kuvend për lexim të dytë dhe votim përfundimtar.

Rregullorja e Kuvendit lejon që, në rrethana të caktuara, të shmangen afatet e zakonshme procedurale, nëse këtë e propozojnë së paku gjashtë deputetë dhe e mbështesin dy të tretat e deputetëve të pranishëm. Aleanca tashmë ka kërkuar që projektligji të votohet edhe në lexim të dytë gjatë ditës së sotme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!