Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë, përplasje në Kuvend për vrasjen e grave/ Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për zbardhjen e përgjegjësive institucionale

schedule17:16 - 29 Tetor, 2026

schedule 17:16 - 29 Tetor, 2026

Debati për mosveprimin e institucioneve përballë vrasjes së grave ka vijuar edhe në sallën e Kuvendit në Kosovë.

Deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka kërkuar tri veprime të menjëhershme pas vrasjes së Arlinda Zekajt, përfshirë rishikimin urgjent të rasteve me rrezik të lartë, specializimin e ekipeve policore për trajtimin e dhunës në familje dhe reforma ligjore e buxhetore për mbrojtjen e grave.

“Brenda policisë duhet të krijohen skuadra të specializuara për vlerësimin e rrezikut. Mbi të gjitha, çdo zyrtar shtetëror që neglizhon sinjalet e dhunës duhet të përballet me shkarkim të menjëhershëm dhe ndjekje penale. Neglizhenca ndaj dhunës nuk është gabim procedure, por bashkëfajësi në krim”, tha Ganimete Musliu.



Albena Reshitaj, nga LDK ngritur shqetësimin për mungesën e përgjigjeve të qarta lidhur me përgjegjësinë institucionale.

“Si prisni që qytetarët t’ju besojnë se këto masa do të zbatohen vërtet, kur ende nuk kemi përgjigje të qarta për përgjegjësinë institucionale të rasteve të mëparshme? Besimi nuk kërkohet me fjalë boshe, por fitohet me përgjegjësi dhe veprime konkrete”, tha Albena Reshitaj.

Kritika për sistemin e drejtësisë kanë ardhur edhe nga vetë deputetë të Vetevendosjes.

Artan Abrashi, ka kërkuar hetim të menjëhershëm penal dhe zbardhjen e përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

“Kush e vlerësoi rrezikun? Kush vendosi se ajo ishte e sigurt të qëndronte aty? Pse nuk dha urdhër prokurorja të sigurohej shtëpia? Kanë kaluar tri ditë, KPK-ja dhe KGJK-ja duhet të zbardhin menjëherë çdo vendim, udhëzim dhe mosveprim”, tha Abrashi.

Diskutime të tilla në sallën e Kuvendit të Kosovës janë bërë edhe më herët, e megjithatë gratë vijojnë të vriten…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!