Partizani ai doli në fund të merrte një pikë përballë Vllaznisë në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së tretë të Abissnet Superiore.
Pas ndeshjes ka folur për ABC autori i golit për “Demat e Kuq”, Arinaldo Rrapaj.
“Arritët të shpëtonit skuadrën nga humbja, si ndjeheni? Për golin ndjehem shumë i lumtu, jam pak i mërzitur që nuk fituam sot, por do mundohemi që ndeshjen e radhës të marim fitore.
Çfarë duhet të bëjë ekipi që të arrijë tek fitorja? Ne kemi marrë çdo ndeshje seriozisht, por ka ndikuar edhe pak fati. Kemi bërë disa gabime personale që do mundohemi t’i minimizojmë”, u shpreh Rrapaj. /abcnews.al/