Një zjarr i fuqishëm përfshiu një ndërtesë katërkatëshe në qendër të Korçës. Vatra ishte në katin e katërt, por me shpejtësi mori flakë e gjithë godina. Policia dhe zjarrfikëset nxorrën në kohë banorët nga ndërtesa dhe për fat nuk pati të lënduar.
Zjarri që përfshiu në mesnatë një ndërtesë katër katëshe në qendër të Korçës, vuri në rrezik jetën e banorëve të saj.
Por për fat ata u evakuan në kohë nga policia dhe mjetet zjarrfikëse.
Flakët e zjarrit, u shfaqën fillimisht në çatinë e nderteses, e cila ndodhet ne lagjen 12 te qytetit dhe me pas u perhapen me shpejtesi duke shkrumbuar plotësisht dy apartamentet e katit të katërt dhe duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në banesat e katit të tretë.
Tre mjete zjarrfikëse luftuan për më shumë se tri orë me zjarrin intensiv, i cili, për shkak të erës, rrezikoi të përhapej edhe tek ndërtesat e tjera, në afërsi të vatrës.
Policia dhe forcat e shërbimit zjarrfikës, arritën të evakuaojnë pa lëndime të gjithë banorët e godinës, të cilët në panik, arritën të dilnin në kohë nga ndërtesa që po digjej.
Policia tha se zjarri në ndërtesë ishte aksidental dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si rezultat i mospastrimit të oxhakut dhe u favorizua nga materialet, që janë përdoruar për ndërtimin e saj./abcnews.al