Këtë të premte Gjykata e Apelit të Shkodrës i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Apeli në vendimin e saj detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë ëe organin e akuzues personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkise Vau Dejes si autorë të punësimeve elektorale.
Ka qenë përfaqesuesi ligjore i PD Marash Logu, i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendin e Gjykatës së Apelit.
Nga ana tjetër Logu ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojnë administraten e Bashkisë Vau Dejës në këto punësime masive për fushatën elektorale të 25 Prillit.
Logu nder te tjera deklaroi se këto prova janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale qe ka bërë partia në pushtet por deklaroi se këto prova tashme janë të depozituara ne organet e drejtësisë./abcnews.al