Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, Trump: Nuk kam udhëzuar kurrë Michael Cohen që të shkelë ligjin

schedule19:40 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 19:40 - 13 Dhjetor, 2018

Presidenti amerikan Donald Trump u mbrojt nga akuzat e ish-avokatit të tij të dënuar një ditë më parë me 3 vite burg. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk e ka udhëzuar kurrë Michael Cohen që të shkelë ligjin.

Donald Trump thyen heshtjen pas dënimit me 3 vite burg të ish avokatit dhe mikut të tij dhe shkarkon mbi të, të gjithë përgjegjësinë për krimet e kryera. Presidenti amerikan thotë se nuk ka udhëzuar kurrë Michael Cohen të shkelë ligjin. “Ai është avokat dhe supozohet se i njeh ligjet”, shkruan Trump në një postim në tuitër duke shtuar se ish avokati i tij pranoi fajësinë për të “vënë në siklet presidentin”.

Komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë vijnë pasi Cohen u dënua me 3 vite heqje lirie pasi u shpall fajtor për akuza të ndryshme përfshirë shkelje të rregullave financiare të fushatës dhe mashtrime financiare. Gjatë seancës gjyqësore të së mërkurës, 52-vjeçari fajësoi ndikimin e Trump mbi të dhe akuzoi se ka shërbyer për të mbuluar punët e pista të manjatit amerikan.

Në një sërë postimesh në Twitter, Trump insistoi se nuk ka bërë asgjë të gabuar sa i përket ligjeve për financimin e fushatës. Ai thotë se Cohen me shumë mundësi nuk ishte fajtor për shkeljet elektorale por pranoi akuzën për përfitime personale. “Si avokat, Michael ka përgjegjësi të madhe për mua!”, nënvizon presidenti amerikan.

Avokati 52-vjeçar u shpall fajtor për mashtrim të Kongresit, shkelje të ligjeve të financimit të fushatave elektorale dhe për evasion fiskal. Cohen është personi i parë i rrethit të ngushtë të Trump që dënohet lidhur me hetimin e prokurorit special Robert Mueller. Ky i fundit drejton hetimin për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e 2016-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!