Gjobvënia, i riu nga Lezha kërcënonte “miqtë” me numër anglez

schedule15:16 - 22 Shtator, 2021

schedule 15:16 - 22 Shtator, 2021

Mark Nikolli, 34-vjeçari i arrestuar të martën në kryeqytet me akuzën e gjobëvënies, hiqej si person që kishte lidhje me persona të inkriminuar dhe në këtë mënyrë mashtronte e shantazhonte persona të ndryshëm për t’u marrë para.

ABC mëson se i riu nga Lezha është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Rreth një vit më parë ai doli nga burgu, pasi në Kukës u dënua për trafik klandestinësh. Sapo la qelitë, Nikolli nisi të jetonte me qira në Tiranë. Në periudha të ndryshme kohore ai u ka bërë presion dy personave duke i kërkuar shuma që fillonin nga 100 mijë euro, por më pas këtë vlerë e ulte deri në 5 mijë euro.

Këta persona, 34-vjeçari i njihte nëpërmjet miqve të tij, dhe pasi u merrte kontaktin, u dërgonte mesazhe në WhatsApp me një numër anglez. Denoncimi në polici është bërë nga dy persona të ndryshëm që Nikolli u kishte dërguar mesazhe. Identifikimi i 34-vjeçarit u bë nga hetimi disa ditor nga Policia e Tiranës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!