Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen 2.9 tonë kokainë, goditet rrjeti i trafikut të drogës në Britani

schedule22:21 - 10 Gusht, 2026

schedule 22:21 - 10 Gusht, 2026

Autoritetet britanike kanë sekuestruar 2.9 tonë kokainë, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 232 milionë paund, pasi droga u zbulua e fshehur mes një ngarkese me banane të ardhur nga Amerika e Jugut.

Operacioni u zhvillua të enjten në London Gateway Port, në Essex, ku oficerët e Forcës Kufitare zbuluan ngarkesën e paligjshme.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), kokaina ishte fshehur mes kutive me banane që kishin mbërritur nga Amerika e Jugut.



Në lidhje me operacionin janë arrestuar **nëntë persona**. Ata janë liruar më pas me kusht, ndërsa hetimet për identifikimin dhe goditjen e grupit kriminal që qëndron pas ngarkesës vijojnë.

Dave Phillips, hetues i lartë i NCA-së, e cilësoi sekuestrimin si një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar.

Sipas tij, konfiskimi i kësaj sasie droge i ka privuar grupin kriminal nga qindra milionë paund të ardhura, të cilat mund të ishin përdorur për financimin e aktiviteteve të tjera kriminale.

Autoritetet britanike kanë paralajmëruar gjithashtu për dëmet e rënda që drogat e kategorisë A shkaktojnë te individët dhe komunitetet.

NCA ka deklaruar se do të vijojë bashkëpunimin me Forcën Kufitare, si dhe me autoritetet e vendeve të origjinës dhe tranzitit, me synimin për të goditur trafikun e drogës përpara se ngarkesat të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!