EMRI/ Prezantohej si shoku i të fortëve por jetonte me qira, arrestohet 34-vjeçari, policia e shoqëron me “Range Rover”

schedule17:27 - 21 Shtator, 2021

schedule 17:27 - 21 Shtator, 2021

Mark Nikolli 34-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se duke u prezantuar si person që ka lidhje me kontigjentë të ndryshëm të krimit, u kishte marrë para disa personave, duke u bërë presion përmes telefonit.

Policia njofton se i riu nga Lezha jetonte me qira në Tiranë.  Në periudha të ndryshme kohore ai u ka bërë presion dy personave duke i kërkuar pasurinë. Konkretisht pre e kërcënimeve të tij kanë rënë V.K. më 1 shtator të këtij viti J.B. 5 ditë më parë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pindesing”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrengonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht:

  1. Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;
  2. Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

m.v/abcnews.al