Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Jet Ski” hyn në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet drejtuesi dhe bllokohet mjeti

schedule21:38 - 10 Gusht, 2026

schedule 21:38 - 10 Gusht, 2026

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e Ksamilit, duke rrezikuar pushuesit.

Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare përgjatë vijës bregdetare, me fokus garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë kontrollit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Bar Bistro”, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues Jet Ski brenda perimetrit të sigurisë, në një zonë ku ndodheshin pushues.



Pas përfundimit të procedurave administrative, mjeti lundrues është bllokuar, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet P. S., është ndëshkuar me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.

Policia e Shtetit u ka bërë apel përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, për të shmangur rrezikimin e jetës së pushuesve.

Kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë me intensitet, me fokus parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë në det.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!