Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Thellohet bilanci, mbi 100 viktima nga tërmeti. Kolumbia shpall gjendjen “katastrofe kombëtare”

schedule20:58 - 10 Gusht, 2026

schedule 20:58 - 10 Gusht, 2026

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi të hënën Kolumbinë. Numri i viktimave ka arritur në 111 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në provincën Choco, në një thellësi prej rreth 115 kilometrash.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa zona të vendit, si edhe në shtetet fqinje, ndërsa autoritetet kanë raportuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturë.

 

Presidenti kolumbian, Abelardo de la Esperilla, ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare dhe po koordinon operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura.
Ekipet e emergjencës vijojnë punën për nxjerrjen e personave të bllokuar dhe për vlerësimin e dëmeve.

 

Në kuadër të masave të emergjencës, autoritetet kanë evakuuar disa spitale dhe kanë pezulluar përkohësisht operacionet në gjashtë aeroporte. Po ashtu, mësimi në shkolla dhe universitete është ndërprerë deri në një njoftim të dytë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!