Studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë

schedule11:11 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 11:11 - 12 Dhjetor, 2018

Qindra studentë kanë dalë në protestë këtë të mërkurë. Një pjesë e tyre është pozicionuar përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa një pjesë tjetër është vendosur përpara Kryeministrisë.

Studentët kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre dhe nuk duan të kenë një përfaqësi pasi sipas tyre çdo grup është i manipulueshëm. Ndërkohë vazhdimisht, kryeministri Rama ka bërë thirrje vazhdimisht për dialog.

Ditën e djeshme përfundoi dhe afati, të cilin i kishin vendosur qeverisë. Menjëherë pas kësaj pati dhe një ndarje mes studentëve, ku një pjesë shkoi dhe bllokoi rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, një pjesë qëndroi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa një pjesë tjetër në kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!