E pazakontë në Kukës, pranverë në muajin Dhjetor

schedule16:13 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 16:13 - 10 Dhjetor, 2018

Për kuksianët është një mot i pazakontë. Temperaturat kanë shënuar 15 gradë në muajin që duhet të ishte nga më të ftohtit e vitit.

Të mos ishin zbukurimet e qytetit në prag festash, askush nuk do e kuptonte se jemi në muajin e  ftohtë të Dhjetorit. Në Kukes po bën ngrohtë. Temperaturat janë në vlera pozitive e qytetarët po i shijojnë në maksimum orët me diell. Reshjet e borës të pak ditëve më parë, vetëm majat e maleve kanë zbardbur.

Sinoptikanët kanë parashikuar mot me diell të paktën deri të enjten ku do të ruhen të njëjtat vlera të temperaturave. Gjithesesi këto vitet e fundit ka ndryshime drastike, e moti me kapriçot e tij është i paparashikueshëm.

Një gjë është e sigurt, se stina e dimrit nuk ngjason aspak me dimrat e mëparshëm, zanafilla e të cilëve niste në mes të Nëntorit e përfundonte në Mars. Të paktën në Kukës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!