Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi kandidaturat për Anëtarë të Kryesisë së PS.
Kryesocialisti bëri të ditur dhjetë alternativa për gjashtë vende të grave dhe burrave që do të hidhen për votim. Socialistët do të votojnë kështu për 12 anëtarë të Kryesisë nga 20 kandidatë.
Lexo edhe: Dalin emrat, kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama, 8 dikastere me të njëjtit drejtues
“Do të votojmë sot për anëtarët e kryesisë, në listën e burrave për gjashtë vende janë dhjetë alternativa: Pandeli Majko, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo.
Për listën e grave dhjetë kandidaturat për gjashtë vende janë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhaçka, Ermonela Felaj, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Xhembulla,” deklaroi Rama.
Sakaq, mes kandidatëve mungon Vangjush Dako, i cili nuk është përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama, për shkak edhe të statusit të tij “non grata” nga SHBA. Gjithashtu, në listë mungon edhe Valentina Leskaj. g.v/abcnews.al