Sondazh

 

“Partizani”/ Beqiri: Oerd Bylykbashi kërcënoi gjeneralin për kalimin e pronësisë. Balliu: Berisha, shkatërrues i demokracisë

schedule23:38 - 21 Korrik, 2026

schedule 23:38 - 21 Korrik, 2026

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, u të hënën në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku dëshmoi në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri tha se dëshmia e Topit është me vlerë për procesin gjyqësor ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Beqirit, Oerd Bylykbashi, asokohe në pozitën e e drejtorit të antikorrupsionit ka kërcënuar gjeneralin Vladimir Qirjazi për kalimin e pronësisë së kompleksit.



Ndërsa ish anëtarja e PD, Alesia Balliu deklaroi se dëshmia e Topit është e procesit dhe shtoi se Berisha është shkatërruesi i demokracisë në vend.

Idajet Beqiri: Ai ka firmosur në atë kohë. Tani që po e bën realitet Edi Rama, është e keqe. Kjo tregoin për karakterin e dikujt që na ka qeverisur kaq keq. Dëshmia e Bamir Topit për dy procese, ajo për 21 janarin, por edhe për kompleksin “Partizani”, kanë qenë esenciale dhe janë me vlera për procesin. Ai thotë që në këtë aferë që ka bërë Berisha, në këtë situatë, sinjalin e vetëm që pata ishte gjeneral Qirjazi, që i tha do bëhet korrupsion. Ka dhënë fakt mjaft domethënës që qarkullon, ky gjenerali kundërshtoi dhe pranoi të ikte nga detyra. Oerd Bylykbashi duhet të ishte i pandehur. Bamir Topi, për aq sa ka ditur, ka dëshmuar dhe kjo plotëson provat e tjera.

Alesia Balliu: Berisha nuk punon pro zhvillimit të vendit por është kundër interesit kombëtar. Ishte vota kundër në PE e deputetëve të opozitës. Nuk kemi pse të habitemi te loja e dyfishtë e Berishës. Berisha është shkatërruesi i demokracisë në Shqipëri. Dëshmia është pjesë e procesit. Sa për pjesën e Bamir Topit, nuk duhet ta harrojmë se dikur ka qenë pro Berishës dhe sot është kundër Berishës. Ka qenë bashkëpunëtor i tij. Dëshmia e tij është pjesë e procesit. Unë besoj te institucionet e drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!