Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbetjet në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Krujës, ndërsa priten edhe shërbime të tjera për izolimin e flakëve.
Erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve në tërë sipërfaqen e mbetjeve në Halilaj.
Ende janë të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ekspertët nga policia vendore po hetojnë./abcnews.al



