Sondazh

 

Lufta në Ukrainë/ Shala: Ushtria ruse është mobilizuar në rrafsh më të gjerë. Neziri: NATO nuk është përfshirë

schedule21:25 - 21 Korrik, 2026

schedule 21:25 - 21 Korrik, 2026

Sipas ekspertëve të sigurisë dhe ushtarakëve, përpjekjet diplomatique për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës përballen me vështirësi të mëdha për shkak të kërkesave të ngurta të Moskës për lëshim territori.

Eksperti Drizan Shala alarmon se vendet e NATO-s dhe BE-së kanë sinjalizuar një mobilizim më të gjerë ushtarak dhe mundësinë e një sulmi rus ndaj ndonjë vendi europian.

Nga ana tjetër, kolonel Sami Neziri thekson se Rusia po vazhdon presionin në frontin e luftës, në politikën e jashtme dhe përmes dezinformimit. Ai gjithashtu sqaron se NATO nuk do të jetë palë e drejtpërdrejtë në konflikt apo me trupa në terren, por mund të shërbejë vetëm si garantuese e një marrëveshjeje të mundshme paqjeje.



 

Drizan Shala: Negociatat për paqe që ishin negociuar nga vende të ndryshme, konsiderohet si një pamundësi për të ndodhur. Ushtria është duke u mobilizuar në një rrafsh më të gjerë. Inteligjenca e vendeve anëtarë të NATO-s dhe të BE njëzëri kanë dhënë alarmin e tyre se Moska do të atakojë një nga vendet e Europës.

Sami Neziri: Rusia ka vazhduar të ushtrojë presion ndaj Ukrainës, edhe vendeve që mbështesin Ukrainës, qoftë në frontin e luftës, dezinformimin, por edhe politikën e jashtme. Kërkon që Ukraina të shkojë sipas kushteve të Rusisë, të dorëzojë territore. NATO nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihet. Nëse do të ketë një marrëveshje mes dy vendeve NATO do të jetë garantor në terren, por nuk do të jetë palë. Pretendimet që janë trupa në terren kjo është një retorikë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!