Sondazh

 

Lamallari: Xhamat e errët do hiqen/ Ministri i Brendshëm deklaroi se nuk do të bëhen tolerime

schedule23:29 - 21 Korrik, 2026

schedule 23:29 - 21 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar për aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar të automjeteve që janë vendosur në kundërshtim me ligjin.

Përmes nje postimi ne rrjetet sociale, ai theksoi se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe se nuk do të ketë tolerancë për shkelësit.

Sipas Lamallarit, rrugët janë hapësira publike ku siguria dhe transparenca duhet të respektohen nga çdo drejtues mjeti.



Policia Rrugore po vijon kontrollet në të gjithë vendin në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore. Vetëm gjatë dy javëve të fundit janë ndëshkuar mbi 500 drejtues automjetesh për përdorimin e xhamave të errësuar në kundërshtim me ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!