Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Barcelona konfirmon largimin e Manajt, detajet e operacionit

schedule18:58 - 31 Gusht, 2021

schedule 18:58 - 31 Gusht, 2021

Ashtu siç ishte paralajmëruar e stërthënë, Rey Manaj është lojtar i Spezias. Zyrtarizimi ka ardhur vetëm disa minuta më parë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Barcelonës, që tregon edhe detajet dhe shifrat e operacionit.

Rey Manaj do kalojë te Spezia në Serie A me formulën e huazimit në këmbim të vlerës prej 300 mijë eurosh. Gjithashtu klubi italian ka detyrimin e shlyerjes së pagës së 24-vjeçarit.

Verën e ardhshme, kur mbaron edhe afati i huazimit, Spezia ka të drejtën ta blejë Manajn për 2.7 milionë euro. Sulmuesi largohet pas një sezoni e gjysmë në Barcelonë.

Ai ishte golashënuesi më i mirë i Barcelona B në sezonin e shkuar me 14 gola në 22 ndeshje. Gjithashtu, lushnjari shënoi më shumë se të gjithë te Barcelona në fazën përgatitore nën drejtimin e Ronald Koeman, 4 gola në 117 minuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!