Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biznesi shqiptar drejt tregut evropian/ Eksperti: Nismat e reja një mundësi e mirë, përafrimi me standardet e BE rrit konkurrueshmërinë

schedule14:24 - 13 Tetor, 2026

schedule 14:24 - 13 Tetor, 2026

Eksperti i sipërmarrjes, Rezart Lahi në emisionin “Money Report” në ABC News, foli për rëndësinë e përshtatjes së bizneseve shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë, uljen e korrupsionit dhe reduktimin e burokracive.

Sipas tij, zbatimi i ligjeve dhe nismave të reja duhet të nisë nga administrata publike, ndërsa afrimi me standardet evropiane krijon mundësi për bizneset shqiptare që të konkurrojnë në tregun e përbashkët evropian.

Ai theksoi se Shqipëria përballet me dy skenarë: përshtatjen e bizneseve vendase me kushtet e reja të konkurrencës ose rritjen e pranisë së kompanive të huaja në tregun shqiptar.



“Këto ligje tashmë duhet të jenë të zbatueshme së pari nga administrata. Kjo është hapja e një dere nga Bashkimi Europian për sektorin e bizneseve. Të hap mundësinë që t’i të garosh me biznese të Bashkimit Evropian. Mënyra se çfarë do ndodhë patjetër ka dy skenarë, ose ne do përshtatemi dhe do bëhemi pjesë e ndërveprimit, ose skenari i dytë vijnë më shumë kompani të huaja në Shqipëri. Ne kemi pasur disa nisma, edhe pse biznesi ka pasur një skepticizëm në lidhje me to, por aplikimi me sukses dhe transparencë do të rriste dhe kurajën e bizneseve për të pasur realisht mbështetje. Edhe qasja ndaj teknologjisë do shihet se si do shkojë.

Nisma “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, është pararojë e këtyre kapitujve, por mendoj që pika më e vështirë do jetë mbështetja për uljen e korrupsionit apo informalitetit. Ndër misionet kryesore besoj shteti vetë do jetë gati duke ulur korrupsionin, dhe patjetër ulja e burokracive edhe pse duhet thënë se janë ulur. Por sa më e thjeshtë të jetë qasja e administratës me biznesin aq më e mirë do të jetë, pra ato që thuhen të bëhen praktike”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!