Zyrtare: Kastrioti njofton firmën e radhës, vjen ish-mesfushori i Partizanit

schedule18:55 - 30 Gusht, 2021

schedule 18:55 - 30 Gusht, 2021

Klubet e Superiores në këto ditë të fundit kanë nisur një “valë” të re transferimesh dhe Kastrioti është një ndër klubet më aktive, duke qenë se në pjesën e parë të merkatos ishte më pasiv se pjesa tjetër.

Sot krutanët kanë njoftuar marrëveshjen me një emër të njohur, Donald Mëllugjën. Mesfushori në fakt stërvitet prej javësh me krutanët, por ende nuk kishte ardhur njoftimi zyrtar.

26-vjeçari janarin e shkuar firmosi me Partizanin, por nuk mundi të debutojë me të kuqtë për shkak të gjendjes së dobët fizike në atë kohë.

NJOFTIMI – Donald Mëllugja është lojtari më i ri i Kastriotit. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari 26 vjeçar është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Kastriotit.

Mëllugja vjen te Kastrioti pas eksperiencave me Burrelin, Ilirinë, Besën, Bylisin dhe së fundmi Partizanin. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen dhe një sezon sa më dinjitoz me fanellën tonë. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?? ????????? (@kskastrioti)