Analisti Artur Nura thotë se protesta e dhunshme është litari i vetëm i Sali Berishës, që i ka mbetur nga mbytja politike.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Nura u shpreh se në protestë ka grupe të ndryshme interesi.
Sipas Nurës, masat e qeverisë do japin efekt dhe nuk do ketë dhunë si të protestat e tjera të shtunave.
“Unë, për Berishën është litari i vetëm që i ka mbetur nga mbytja politike. Në parlament nuk po e përballon dot, po përdor mënyrën e dhunës. Mbështetja politike që i jep Berisha dhe PD, protestuesit janë grupe të ndryshme interesi. Vazhdoni dhunën se na keni ne, duke e interpretuar politikisht. Për nesër, nuk besoj se do ketë përsëritje të së shtunës që kaloi, për shkak edhe të masave. Në dy a tre ditët e fundit, mendoj se ka pasur efekt. Do të funksionojë, do kemi protestë qytetarë. Edhe nëse do ketë njerëz me maska, nuk besoj se do të ketë shumë. Në demokraci, rruga e dhunës nuk të çon kurrë në pushtet”, theksoi ai./abcnews.al


