Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në ambientet e një biznesi të përpunimit dhe paketimit të kafesë në qytetin e Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Mësohet se kjo është hera e dytë që ky biznes përfshihet nga zjarri.
Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, ndërsa nga të dhënat e deritanishme nuk mund të bëhen përllogaritjet e dëmit.


