Reshjet e shiut që përfshinë një pjesë të territorit mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit kanë ulur temperaturat duke bërë që një pjesë e pushuesve të braktisin vijën bregdetare.
Gazetari i “ABC”-së në Lezhë Gjergj Figuri sjell pamjet e situatës në plazh ku turistët që po shijojnë ujin numërohen nga gishtat e dorës, ndërsa shezlonget janë bosh.
Megjithatë një pjesë e atyre që ndodhen me pushime këto ditë të fundit të gushtit po e shfrytëzojnë këtë moment të motit për ecje buzë detit./ Abcnews.al