EMRI/ Plagoset me thikë i riu në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

schedule15:16 - 25 Gusht, 2021

schedule 15:16 - 25 Gusht, 2021

Një 34-vjeçar i identifikuar si Gerion Mano është plagosur me thikë mesditën e sotme në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

“Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!