Ansu Fati pësoi në sezonin e shkuar një dëmtim në menisk dhe iu desh të operohej dy herë sepse rikuperimi i shkoi keq dhe iu desh të rikthehej edhe një herë në paterica për të nisur fazën e rehabilitimit të gjurit.
Tashmë ditët e vështira për talentin e Barcelonës kanë marrë fund dhe ai është rikthyer në fushë për të bërë atë që dashuron dhe di ta bëjë më mirë se çdo gjë tjetër.
Talenti ditën e sotme ka zbritur në fushë bashkë me pjesën tjetër të ekipit dhe ka kryer seancën e parë stërvitore. Për zbritjen në fushë ndoshta do duhet të pritet edhe pak, por lajmi i mirë është se pasardhësi i Messit është kthyer në aksion. /abcnews.al