Barcelona është lodhur me Samuel Umtiti, aq sa mendon edhe t’ia ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme.
Qendërmbrojtësi deri më tani po refuzon shumë oferta, mes tyre edhe një nga Turqia ditët e fundit.
Sport raporton se janë tre klube që kanë kërkuar informacion për shërbimet e tij. Në Francë e duan Nice dhe Monako, ndërkohë që tani është shtuar mes kandidatëve edhe një klub italian.
Bëhet fjalë për Romën e drejtuar nga Jose Mourinho. Umtiti gjithsesi është i vendosur të zgjedhë një ekip që luan në Champions League dhe do të presë akoma. /abcnews.al