Nuk është herë e parë që ndodh në Brazil! Gjatë një dueli të Serie D, mes Palmas dhe Guarany de Sobral, futbollistët është dashur të shtrihen barkas në fundin e pjesës së parë.
Arsyeja lidhet me bletët, që zaptuan fushën dhe ata për t’u mbrojtur vepruan në atë mënyrë për t’i shpëtuar sulmit.
https://streamable.com/qw0263
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe fatmirësisht bletët kaluan shpejt. Futbollistët u çuan dhe ndeshja vazhdoi dhe në Guarany triumfoi me rezultatin e pastër 2-0. /abcnews.al