Sipas zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë amerikane, raportet sekrete të inteligjencës gjatë verës paralajmëruan kolapsin e ushtrisë afgane. Në korrik, shumë raporte vunë në pikëpyetje nëse forcat afgane do të rezistonin.
Paralajmërimet e shërbimit ngrenë pikëpyetje pse qeveria e Biden dhe zyrtarët ushtarakë ishin të papërgatitur për t’u përballur me talebanët në Kabul. Një raport në korrik paraqiti rreziqet në rritje, duke vënë në dukje se qeveria afgane ishte e papërgatitur.
Sidoqoftë, vendimi i SHBA-së u mor përpara korrikut. Më 27 prill, kur Departamenti i Shtetit urdhëroi tërheqjen e stafit jo thelbësor nga ambasada në Kabul, u theksua se talebanët mund të pushtonin vendin pas 2 vitesh, duke i dhënë SHBA-së kohën e duhur për të marrë masat.
Një javë para rënies së Kabulit, ata thanë tha se pushtimi i talebanëve mund të shmanget. Në një fjalim të hënën, Biden tha se qeveria e tij “po hartonte një plan” në Afganistan, por ata nuk parashikuan se marrja në kontroll e vendit nga talebanët do të ndodhte kaq shpejt.
Shërbimet e inteligjencës kishin parashikuar prej kohësh një fitore të talebanëve, por ndërsa dyshuan në lidhje me gatishmërinë e forcave afgane për të luftuar pa amerikanët, ata nuk parashikuan një kolaps brenda javëve.
Parashikimet që qeveria mund të zgjaste të paktën një vit u bazuan në supozimin se ushtria afgane do të luftonte. Arsyeja kryesore për humbjen ishte pamundësia për të krijuar një forcë sigurie që mund të qëndronte më vete, e cila u përkeqësua nga dështimi i Uashingtonit për të dëgjuar ata që dyshuan në lidhje me ushtrinë afgane./abcnews.al