Departamenti i Shtetit po përgatitej të premten për të rritur numrin e qytetarëve amerikanë dhe afganëve të rrezikuar të evakuuar, por mijëra burra, gra dhe fëmijë të tmerruar mbetën të bllokuar në aeroportin kryesor të qytetit.
Për të paktën tetë orë, asnjë fluturim shpëtimi nuk e ka pasur të mundur që të ngrihet nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.
Katari, ku u dërgua grupi i parë i të evakuuarve, nuk ka kapacitet për të marrë më shumë, thanë burimet për NBC News.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden, që është kritikuar për mënyrën sesi është menaxhuar kriza që pas tërheqjes së trupave, pritet që të japë më shumë detaje rreth situatës më vonë gjatë së premtes. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet që të japë më shumë detaje rreth hapave që do të ndërmerren për të rivendosur rendin në Kabul. s.b/abcnews.al/

