Chelsea humbet një titullar përpara derbit me Arsenalin. Christian Pulisic ka rezultuar pozitiv me COVID në tamponin e fundit dhe ka nisur menjëherë karantinën.
Ekipi i Tuchel luan të dielën ndeshjen e dytë të kampionatit kundër Arsenalit në transfertë. Sfida nis prej orës 17:30 (22 gusht) dhe parashikohet e zjarrtë si gjithmonë.
22-vjeçari amerikan është një nga futbollistët më të rëndësishëm të “Bluve të Londrës”. Pulisic shënoi gol në triumfin 3-0 ndaj Crystal Palace fundjavën e kaluar. /abcnews.al