Policia e Pogradecit, arreston në flagrancë 1 shtetas si edhe shpall në kërkim 1 tjetër, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sekuestrohet 394 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë si dhe municion, në posedim të tyre. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec.
Dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme./abcnews.al