Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Fushë Krujë

schedule12:52 - 26 Shtator, 2026

schedule 12:52 - 26 Shtator, 2026

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Larushku”, duke vënë në pranga një 41-vjeçar të shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin Agim Xhixha, banues në Larushk të Sipërm, Fushë-Krujë.

Sipas Policisë, 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 6 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!