Chelsea fitoi Superkupën e Evropës mbrëmjen e kaluar në Belfast pas suksesit 7-6 ndaj Villareal. 120 minutat përfunduan në barazim 1-1, teksa Kepa Arrizabalaga priti dy penallti dhe i dhuroi suksesin e madh ekipit të Tuchel.
Hera e dytë që “Blutë e Londrës” triumfojnë në Superkupë, trofe që e kanë fituar për herë të parë në vitin 1998, ndërsa kjo ishte kupa e tretë sezonale për Jorginhon pas Champions League dhe Euro 2020 me Italinë.
Mesfushori italo-brazilian realizoi saktë penalltinë e tij ndaj Villareal. 29-vjeçari po përjeton vitin më të bukur të karrierës, ndihet i lumtur dhe komenton edhe rivalitetin për titullin kampion në sezonin e ri në Premier League.
This group. ? pic.twitter.com/3ys8USt50d
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 12, 2021
“Aspak e keqe kjo ndjesia e fitoreve me penallti. Është fantastike kur fiton me një grup djemsh të mrekullueshëm, të cilët punojnë dhe ndihmojnë fort njëri-tjetrin.
Kishim momente kur vuajtëm disi, kjo edhe falë lodhjes së madhe, por ka merita edhe Villareal, që është një ekip shumë i mirë. Në fund mendoj se e merituam fitoren.
Premier League? Nuk duhet të lëmë pikë rrugës, siç ndodhi sezonin e kaluar. Duhet t’i japim vazhdimësi rezultateve pozitive dhe të ruajmë përulësinë e intensitetin, kështu e thyejmë Cityn“, deklaroi Jorginho. /abcnews.al