Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rahovec të Kosovës, ku një person i dehur ka qëlluar me armë kundrejt djalit të tij.
Sipas policisë kosovare është arrestuar autori, i cili raportohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin që i ka drejtuar armën djalit të tij dhe më pas ka qëlluar.
Fatmirësisht djali i autorit nuk ka pasur lëndime. Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën qëlloi autori. /abcnews.al/