Si një sirenë, Dua Lipa vijon pushimet në Shqipëri, këtë herë promovon ujërat e detit Jon

schedule16:13 - 5 Gusht, 2021

schedule 16:13 - 5 Gusht, 2021

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa po vijon pushimet në Jug të Shqipërisë. Ajo bashkë me familjarët dhe të dashurin e saj Anëar Hadid duket se po shijojnë çdo bukuri të tokës shqiptare, ku padyshim nuk kanë nguruar të vizitojnë edhe vende të ndryshme historike siç ishte më i fundit, Parku Kombëtar i Butrintit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Pak më parë, Dua ka ndarë në rrjetet sociale të tjera foto nga pushimet, ku në njërën shfaqet e veshur me të bardha në ujërat e detit Jon.

“Sirenë”, ka qenë edhe përshkrimi që këngëtarja i ka vendosur vetes krahas postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kujtojmë që këto ditë relaksuese për Duan bën xhiron e mediave ndërkombëtare, të cilët i kanë dedikuar artikuj si këngëtares, por edhe vendit tonë.

LEXO EDHE: Daily Mail artikull për Dua Lipën dhe Shqipërinë, “i jep zë” vendeve që këngëtarja ka vizituar

l.k/abcnews.al