Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

schedule18:42 - 28 Korrik, 2021

schedule 18:42 - 28 Korrik, 2021

Kryetari i partisë Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Basha ka publikuar një video ku kërkon ndëshkimin e autorëve të masakrës zgjedhore.

Sipas tij shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, ka thënë ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!