Kreu i Partisë Demokratike në degën e Korçës, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen. Së bashku më të dorëheqjen e ka dorëzuar edhe sekretari i PD-së në këtë degë si dhe 13 anëtarë të kësaj partie në Korçë.
Në një letër publike, ata bëjnë me dije edhe motivacionin e dorëheqjes së tyre, duke hedhur akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha të cilin e kanë quajtur arrogant që po e kthen PD-në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.
“Në kushtet aktuale, e gjej të pamundur ushtrimin e funksioneve të mia dhe për këtë arsye jap dorëheqjen” ka theksuar në letrën e tij të dorëheqjes Andrea Mano, ndërsa ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Anëtarët e dorëhequr të degës së PD-së në Korçë, shprehen se anë të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD, megjithatë sipas tyre do të vazhdojnë të jenë pranë PD-së .
“Ne kushtet kur nuk ka asnjë shenje vullneti për të pare ne sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj. Të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD, të vendosur të qëndrojmë pranë demokrateve të thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndare sfida elektorale e kemi përballuar dite të vështira ne opozitë, të bindur se sot Korça dhe Shqipëria kane me shume se kurrë nevoje për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit. Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD ne Korçë. Unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PD dega Korçë dhe sot po jap dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.” thuhet në letrën e Andrea Manos.
“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, ka hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë. Gjithashtu me kë të mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie. Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.
Letra e plotë e dorëheqjes:
Te nderuar qytetare të Korçës, të dashur demokrate të Korçës. Sot është një dite jo e lehte për ne, anëtaret e kryesisë se PD dega Korçë . Ne kushtet kur nuk ka asnjë shenje vullneti për të pare ne sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj. Të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD, të vendosur të qëndrojmë pranë demokrateve të thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndare sfida elektorale e kemi përballuar dite të vështira ne opozitë, të bindur se sot Korça dhe Shqipëria kane me shume se kurrë nevoje për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit. Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD ne Korçë. Unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PD dega Korçë dhe sot po jap dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. 14 anëtarë të kryesisë, që janë këtu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i degës se Korçës , Devis Osmani qe ka punuar pranë meje për 8 vite , largohen me dorëheqje të parevokueshme nga ky funksion.
Të dashur qytetare të Korçës , të nderuar demokratë. Në qe jemi sot këtu në këtë sallë dhe shume demokrate të tjerë jashtë kësaj salle të cilët kanë punuar ne kushte të vështira për PD , sot ndjehen të papërfaqësuar. Importet e L. Bashës nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin e qytetarisë të banoreve të Korçës, ne qytet dhe në fshat. Ne nuk duam të jemi dëshmitarë të zerimit të kontributeve të demokrateve të thjeshtë dhe dënojme ashpër futjen e frymës se përçarjes. Ne i lexojmë me seriozitet , përulësi dhe jo me arrogance mesazhet që vijnë nga rezultati i zgjedhjeve. Ata që drejtuan fushatën elektorale duhet t’i vënë emrin e tyre humbjes . Ata janë arsyeja e parë dhe e fundit e humbjes se PD në qarkun e Korçës. Vlerat e demokracisë tek të cilat unë dhe shumë studente të dhjetorit ‘90 besuam, nuk do të merren dot neper këmbë nga lidershipi i PD.
Ne do të vazhdojmë të jemi anëtarë të PD , do të vazhdojmë të besojmë dhe të punojmë për demokracinë, për të sotmen dhe për të nesërmen e Korçës”,
e.l./abcnews.al/