Disa kampe për fëmijë në Greqinë veriore janë prekur masivisht nga COVID, ku vetëm në ditët e fundit shumë fëmijë janë larguar pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë konstatuar në radhët e tyre 100 raste të reja pozitive, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për gjurmimin e kontakteve të tyre.
Shqetësuese mbetet fakti që edhe pse fëmijët futen në kampe çdo ditë duke kryer teste dhe kompanitë kujdese për zbatimin e rregullave, raste të reja vijojnë të zbulohen çdo ditë.
Protokollet shëndetësore për funksionimin e kampeve pas rasteve që u identifikuan gjatë periudhës së parë, janë bërë shumë më të rrepta.
Mediat greke raportojnë se ekziston një frikë e madhe se rastet mund të arrijnë deri në 500 në ditët në vijim pasi për shkak të moshës së fëmijëve, në sportet ekipore dhe lojërat, është veçanërisht e vështirë të mbani distanca. m.v/abcnews.al