Delta “godet” ishujt në Greqi, ekspertët: Kulmi në gusht

schedule23:34 - 20 Korrik, 2021

schedule 23:34 - 20 Korrik, 2021

Ekspertët në Greqi janë të shqetësuar për përhapjen e koronavirusit dhe variantit Delta në ishuj në muajin gusht, kur qytetarë të pavaksinuar të udhëtojnë drejt këtyre zonave që nuk kanë struktura të forta shëndetësore.

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou tha se dje se 90% e pacientëve të rinj të shtruar në spitale janë të pavaksinuar.

Në ditët e fundit është shënuar një rritje e shifrave të infeksioneve me COVID.

E gjithë Kreta mbetet në gatishmëri për shkak të shtimit të infeksionit ku vetëm sot u identifikuan 344 raste të reja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!