Në kuvendin e Kosovës sot është mbajtur seanca e radhës, ndërsa një prej deputetëve u bë protagonist I lajmeve që u shpërndanë me shpejtësi në mediat kosovare.
Bëhet fjalë për Adriana Matoshin, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës iu publikua një foto në media, teksa e ka zënë gjumi gjatë seancës.
Lidhur me këto raportime ka reaguar edhe vetë Matoshi. Ajo ka akuzuar kolegët e opozitës për foton ndërsa ka thënë se ata më shumë merren me të sesa me problemet e vendit. Ndërkohë, në një postim tjetër, ajo këtë foto e ka përshkruar me fjalët: Kur opozita fol e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu të dhimtë. e.l/abcnews.al/