Linda Shaqiri, aktiviste për çështje kombëtare në Kosovë, e konsideron një datë vendimtare, këtë 25 tetor, për shqiptarët që të kenë një përfaqësim më të madh në parlamentin e Serbisë.
Duke komentuar zgjedhjet në Serbi, në një lidhje për ‘Balkan Update’ në ABC News, Shaqiri u shpreh se shpreson që në parlamentin e Kosovës shqiptarët e luginës të përfaqësohen me dy ose tre deputetë.
“Po mbahen zgjedhje të parakohshme, brenda kësaj liste është edhe koalicioni shqiptar. Me vëmendje e kam ndjekur nga Kosova, edhe pse pa të drejtë vote, jam e pasivizuar Është bërë angazhim i madh, që gjithë qytarët shqiptare me të drejtë vote të marrin rrugën për të votuar.
Është një datë vendimtare për shqiptarët që të kenë një përfaqësim më të madh në parlamentin e Serbisë. Shpresojmë të kemi 2 apo 3, sa më i madh përfaqësimi aq më i madh zëri i shqiptarëve në Luginë. Disa prej qytetarëve në Medvegjë, kanë dokumente, dhe nuk ndodhen në lista, kjo edhe pamundëson daljen e qytetarëve. Shpresojmë shumë se do kemi një rezultat më të mirë se herët e tjera.”ndërsa theksoi cështjet kryesore që duhen adresuar.
Cështjet elementare, liritë themelore që janë të cënueshme deri më sot. Adresat e pasivizuara të kthehen te banorët. E shoh si elementare gjithcka lidhet me pasivizimin e adresave, kjo con në zbrazjen e popullatës dhe pamundësinë e votes.” -u shpreh ajo./abcnews.al


